Secondary Adv

Ulen borxhet per faturat e OSHEE, 79.85 mld leke detyrime te prapambetura

Borxhi total, që klientët kanë ndaj OSHEE përsoi rënie gjatë 3-mujorit të parë, në raport me dhjetorin e vitit 2023, duke shënuar përmirësim të gjendjes debitore.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit mars arriti në 79.85 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.

 

Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, kryesisht nga klientët familjarë, biznese dhe lehtësisht nga institucionet shtetërore. Ndërkohë që stoku i borxhit të klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

 

Kështu, stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 45.34 mld lekë, nga 45.4 mld lekë, ndërkohë që për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 10.36 mld lekë, nga 11.69 mld lekë që ishte në fund të vitit që shkoi.

 

Për institucionet shtetëroe niveli I faturave të papaguar të energjisë në fund të marsit arriti në 4.82 mld lekë, nga 4.83 mld lekë që ishte 3 muaj më parë.

 

Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.32 mld lekë në fund të marsit, nga 18.96 mld lekë që ishin ne fund të vitit 2023./Burimi: Scan


Më të lexuarat